Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për shtetasin Kreshnik Budlla (Farruku) që u arrestua pak kohë më parë si i përfshirë në trafik kokaine, duke caktuar ndaj tij masën arrest shtëpie.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Durrësit që i caktoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë.
Budlla më herët fitoi betejën edhe me Gjykatën e Posaçme që me kërkesë të SPAK kishte caktuar masën e arrestit në burg pasi arriti të provonte se kodi i SKY ECC ku flitej për trafik kokaine nuk ishte përdorur prej tij por prej të vëllait.