A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon

Shqipëria

A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon

Më: 20 maj 2025 Në ora: 22:06
Pano Soko

Kandidati për deputet i Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit, Pano Soko tha se mandati i fituar nga koalicioni i tyre i takon Adriatik Lapajt si më i votuari nga populli.

Ai tregoi precedentin e zgjedhjeve të 2021 me Tom Doshit që hoqi dorë nga mandati pa e marrë në KQZ për të shpjeguar mekanizmin e përdorur prej tyre të dorëzuar dorëheqjet e emrave në listën e mbyllur.

“Lapaj është më i votuari dhe ai merr mandatin, se çfarë bën ai është tjetër gjë. Mandati është përgjegjësi që ta jep populli. Ne kemi precedentin e 2021, mandatin e Tiranës për PSD e mori Tom Doshi dhe nuk hyri në marrjen dhe dorëzimin e mandati por doli nga gara.

Këtu u krijua një precedent që ne e shfrytëzuam, për të dorëzuar dorëheqjet e emrave në listë të mbyllur ditën e zgjedhjeve. Me t’u certifikuar zgjedhjet, Lapaj që mori më shumë vota duhet të marrë mandatin”, tha Soko në emisionin në Euronews Albania.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat