Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Do të avancojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve

Shqipëria

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Do të avancojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve

Më: 21 maj 2025 Në ora: 12:55
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë.

Mëngjesi i Lutjeve është një veprimtari tradicionale që zhvillohet në Kongresin Amerikan, Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve europiane, me pjesëmarrjen e parlamentarëve, personaliteteve politike, publike, fetare dhe nga bota e biznesit.

Në këtë veprimtari morën pjesë, përveç deputetëve të Parlamentit të Austrisë, edhe mjaft deputetë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kongresmenë amerikanë dhe personalitete të jetës publike, politike e fetare.

Me Presidentin e Parlamentit Walter Rosenkranz, Kryetarja Spiropali diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen e fuqishme të Austrisë për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Europian.

Znj. Spiropali nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do të avancojë bashkëpunimin e suksesshëm me Parlamentin e Austrisë, mbështetur edhe në Protokollin e nënshkruar mes dy parlamenteve në vitin 2020.

Gjatë kësaj veprimtarie Kryetarja Spiropali u takua edhe me ish-Presidentin e Parlamentit të Austrisë Wolfgang Sobotka dhe parlamentarë e personalitete nga Austria dhe vende të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat