Aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga

Shqipëria

Aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga

Më: 22 maj 2025 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

  Mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Drenovë, në Korçë ka ndodhur një aksident pasi drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Shoferi ka marrë disa dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim.

Sipas të dhënave, ai mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat