Përplasi makinat e policisë dhe disa mjete të tjera! Kush është 40-vjeçari me Land Rover dhe me probleme të shëndetit mendor!

Shqipëria

Përplasi makinat e policisë dhe disa mjete të tjera! Kush është 40-vjeçari me Land Rover dhe me probleme të shëndetit mendor!

Më: 23 maj 2025 Në ora: 10:43
Foto nga vendngjarja

Paraditen e kësaj të premte (23 maj) në një zonë të populluar të Tiranës, është zhvilluar një aksion policor, i ngjashëm me filmat aksion

Gazetari Igli Çelmeta raporton se në pranga është vënë një person rreth 40 vjeç, i cili përplasi disa makina policie dhe në ndjekje nga uniformat blu aksidentoi edhe mjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Persona, i cili edhe dy javë më parë ishte ndaluar nga policia  raportohet se është me probleme të shëndeti mendor.

Pasi uniformat blu e ndaluan, atë e çuan në spitalin e Neurologjisë. Por sot ai është shfaqur sërish me makinë, duke bërë manovra të rrezikshme.

Në makinë e tij Land Rover 40-vjeçari mbante edhe një armë zjarri lodër.

Nuk dihet ende arsye pse ai doli nga spitali dhe sa ka qëndruar aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat