Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

Shqipëria

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

Më: 29 maj 2025 Në ora: 12:27
Sali Berisha

Berisha: Kësaj i thonë kur parlamenti shndërrohet në bodrum të mafias. Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as të kushtetutës, as ligjet.

Parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit, kjo ishte seancë ndër më të turpshmet.

Pas një farse elektorale të paprecedentë, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet dhe argumentet e opozitës për atë që ndodhi në 11 maj, këta ia mbathin brenda disa minuta.

Ja ikën. Ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se këta, se ata janë të vërtetë, këta janë thjesht shërbëtorë të tyre. Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët është vendosmëria e opozitës për të mbrojtur kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat