Djegia e mbeturinave në Shijak, reagon kryetari i bashkisë: Disa dashakeqës kanë vënë flakën

Shqipëria

Djegia e mbeturinave në Shijak, reagon kryetari i bashkisë: Disa dashakeqës kanë vënë flakën

Më: 31 maj 2025 Në ora: 18:51
Ilustrim

Në fshatin Çizmeli në Shijak, gjatë natës digjeshin plehrat, duke krijuar re gjigante tymi, njëkohësisht problematike për shëndetin.

Banorët e këtij fshati akuzonin se ishin vetë punonjësit e grumbullimit të plehrave në Bashkinë Shijak që i kishin vënë flakën plehrave.

Ka ardhur reagimi zyrtar nga Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, i cili mohoi kategorikisht përfshirjen e institucionit që drejton. Ai tha se zjarri është vënë qëllimisht nga persona dashakeqë dhe nuk ka lidhje me grumbullimin apo djegien e mbetjeve nga bashkia.

“Në fshatin Çizmeli disa dashakeqës i kanë vënë flakën zonës përreth. Falënderoj zjarrfikësit dhe vullnetarët që punuan gjatë gjithë natës. Policia duhet të identifikojë autorët. Këta nuk meritojnë të jenë shijakas, as të merren me politikë”, shkruan Arbana.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikën e menaxhimit të mbetjeve dhe përgjegjësinë institucionale, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit vijojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat