I ra mbi trup pllaka qindra kilogramë në Uzinën e Ferrokromit, mekaniku në gjendje kritike për jetën

Shqipëria

I ra mbi trup pllaka qindra kilogramë në Uzinën e Ferrokromit, mekaniku në gjendje kritike për jetën

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Një punonjës ka mbetur i lënduar rëndë në Uzinën e Ferrokromit pasi një pllakë me peshë prej qindra kg i ka rënë mbi trup.

Rudin Mecja raportohet se ndodhej në turnin e parë kur i ra sipër pllaka e rëndë.

Mjekët kanë konstatuar se punonjës, mekanik në Uzinën e Ferrokromit, ka pësuar dëmtime.

Për shkak të gjendjes kritike është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat