Një 25-vjeçar me precedentë penalë nga Durrësi ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i të dyshuarit L. G., u realizua pas një pune të përbashkët mes Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Seksionit të Narkotikëve, pas informacioneve se ai shpërndante kokainë në zonat e Kamzës dhe Valiasit.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza kokaine të ndara gati për shitje, një peshore elektronike, dy armë të ftohta (një thikë dhe një shkop metalik si ato të policisë).
Si dhe një shumë parash të dyshuar të përfituara nga aktiviteti kriminal.