Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori! U vetëdorëzua në polici

Shqipëria

Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori! U vetëdorëzua në polici

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 14:05
Shpëtim Osma

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një konflikt mes fqinjëve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Personi i identifikuar si Shpëtim Osma ka qëlluar me armë ndaj çiftit Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur të dy.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes palëve ka nisur për motive banale dhe ka përfunduar me dy të plagosur: Sami Disha është qëlluar në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij Nadire Disha ka marrë një plagë në bark.

Të dy janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariat. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autoritetet kanë sekuestruar armën e përdorur dhe po marrin dëshmitë e dëshmitarëve të mundshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat