Plagosja e 31-vjeçarit, zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë

Shqipëria

Plagosja e 31-vjeçarit, zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 10:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarje e kësaj të diele, ku një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e Alliasit në kryeqytet.

Referuar burimeve, gazetarja e ABC News Bleona Sari raporton se i plagosuri dhe autori janë komshinj me njëri-tjetrin dhe më herët nuk kanë pasur konflikte.

Dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar bashkëshorten autorit.

Korado teodori, ka ruajtur për disa minuta Sandrino Bacin në banesë sapo ky i fundit ka dalë e ka ndjekur deri te rruga aty ku dhe debati ka nisur me tone të ashpra pasi i plagosuri ka mohuar që të ketë ngacmuar bashkëshorten e Korado Teodorit, por pas disa minutash ai e ka qëlluar me armë në pulpën e këmbës 2 herë dhe më pas është larguar.

Policia ka sekuestruar kamerat dhe po verifikon për vendndodhjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat