Rinumërimi, Qiraxhi: Nëse ka pasur trafikim votash mes komisionerëve, janë për burg

Shqipëria

Rinumërimi, Qiraxhi: Nëse ka pasur trafikim votash mes komisionerëve, janë për burg

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 06:57
Aktivisti Mirgen Qiraxhi

Aktivisti Mirgen Qiraxhi komentoi në një intervistë për Euronews Albania vendimin e KAS për të pranuar kërkesën e PD për rinumërim të votave në qarkun Tiranë.

Sipas tij fakti që kemi ardhur në këtë pikë do të thotë që administratorët e këtij procesi kanë pranuar që kanë bërë një gabim dhe se kanë ceduar në votim dhe numërim.

“Rinumërimi do të tregojë a ka pasur trafikim të votës nga ana e komisionerëve të PD ose PS, ka një dyshim shumë të madh për këtë.

Fakti që kemi ardhur në këtë pikë do të thotë që administratorët e këtij procesi kanë pranuar që kanë bërë një gabim, kanë ceduar në procesin e votimit dhe numërimi. Nëse kapen këta komisionerë që kanë falsifikuar, këta janë direkt për burg”, tha Qiraxhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat