Çfarë ndryshon hapja e kutive? Kikia: Betejën e nisën kandidatët, mënyra më e mirë për të bërë drejtësi

Shqipëria

Çfarë ndryshon hapja e kutive? Kikia: Betejën e nisën kandidatët, mënyra më e mirë për të bërë drejtësi

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 21:34
Mentor Kikia

Gazetari, Mentor Kikia i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se hapja e kutive është mënyra më e mirë për të bërë drejtësi.

Kikia: Të investohesh për transparencë në demokraci nuk është asnjëherë e tepruar.

Në këtë këndvështrim mendoj që pavarësisht se kush e inicioi, pavarësisht se çfarë qëndrimi mbajti PD ndaj kësaj çështjeje mendoj që është një arritje për ti shërbyer transparencës jo thjesht për çështje kurioziteti dhe as për të çuar në vend 50 vota që mund ti kenë kaluar një kandidati në mënyrë të qëllimshme dhe i janë marrë një kandidati tjetër.

Por mendoj se është mënyrë më e mirë për të bërë drejtësi.

Për të qenë të sinqertë betejën e nisën kandidatët.

E nisën ata të PS, Rama ua mbylli gojën.

E nisën këta të PD, partia nuk i përkrahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat