Përfshihet nga flakët pallati në Durrës, panik tek banorët. Policia e zjarrfikësja në vendngjarje

Shqipëria

Përfshihet nga flakët pallati në Durrës, panik tek banorët. Policia e zjarrfikësja në vendngjarje

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 22:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kati i parë i një pallati në Durrës është përfshirë nga një zjarr.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik mes banoreve të lagjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, me tre mjete të specializuara, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Situata është alarmante pasi në atë hapësirë ku janë shfaqur flakët ndodhen edhe depozita me hidrokarbure që shërbejnë për kaldajat e pallatit.

Grupi hetimor i policisë ndodhet ne terren dhe ka nisur punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.

Policia ka evakuar banorët në një perimeter të largët sigurie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat