Mësohen detaje: Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

Shqipëria

Mësohen detaje: Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Mat.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka qenë duke u larë bashkë me kushërinjtë e tij, kur është zhdukur në ujë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe banorë të zonës, të cilët kanë ndërhyrë për kërkimin e trupit.

Pas disa minutash kërkimesh, trupi i pajetë i të riut është nxjerrë nga uji nga disa efektivë policie me ndihmën e banorëve të zonës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat