Salianji kërkon lirimin me kusht në Gjykatën e Fierit, kur jepet vendimi

Shqipëria

Salianji kërkon lirimin me kusht në Gjykatën e Fierit, kur jepet vendimi

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 11:49
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka depozituar kërkesën për lirimin me kusht në Gjykatën e Fierit, me argumentin se ka përmbushur dy të tretat e dënimit me burg.

Seanca pritet të zhvillohet këtë të martë në orën 13:00 ndërsa Salianji ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024.

Ish-deputeti demokrat pasi u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen e njohur si “Babale”.

Vendimi i formës së prerë i apelit u konfirmua dhe nga Gjykata e Lartë në mars të këtij viti.

Në vitin 2018, Salianji publikoi një audio-përgjim ku pretendonte se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.

Megjithatë, hetimet e Gjykatës së Lartë cilësuan materialin si të montuar dhe dëshmitarët si të rremë. Salianji ka deklaruar vazhdimisht se çështja është një proces politik i montuar kundër tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat