Qëlloi me armë zjarri 29-vjeçarin pas sherrit për vend parkimin, arrestohet Franci Canaj

Shqipëria

Qëlloi me armë zjarri 29-vjeçarin pas sherrit për vend parkimin, arrestohet Franci Canaj

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Franci Canaj, i shpallur në kërkim që prej 9 prillit të këtij viti është arrestuar sot nga policia e Tiranës

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e shtetasit Franci Canaj, 32 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, njofton policia.

Kujtojmë se 32-vjeçari Franci Canaj gjatë një konflikti për vend parkimin  plagosi në këmbë 29-vjeçarin Gerald Hoxha.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e shtetasit Franci Canaj, 32 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ai akuzohet se më datë 09.04.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin G. H., 29 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat