Rinumërimi i votave/ Sefa: Nuk ka ‘tren bullgar’, por kemi ‘trenin’ e Sali Berishës për të mbajtur vendin e kryetarit

Shqipëria

Rinumërimi i votave/ Sefa: Nuk ka ‘tren bullgar’, por kemi ‘trenin’ e Sali Berishës për të mbajtur vendin e kryetarit

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 20:38
Indrit Sefa

Analisti Indrit Sefa, i ftuar në emisionin “Real Story” komentoi procesin e rinumërimit të votave në katër qarqe e vendit.

Partia Demokratike kërkon “farsën” elektorale si dhe “trenin bullgar”, por këto realitetet duken se ekzistojnë vetëm në kokën e doktorit dhe jo në kutitë e votimit, siç prretendohet.

Sipas Sefës, mund të këtë gabime të vogla, por këto shifra janë të papërfillshëm dhe nuk ndikojnë në rezultat.

“Administrata zgjedhore nuk është më e trajnuara e mundshme. Nuk kemi administratë të depolitizuar, kemi njerëz që i vendosim aty ditën e fundit, as nuk i trajnojmë. Ligji parashikon që trajnimi duhet të fillojë 30 ditë para. Patjetër, treni bullgar, është treni i Sali Berishës për të mbajtur vendin e  kryetarit, nuk ka asgjë tjetër. Treni është pjesë e imagjinatës kolektive”, tha ai.

Ai shtoi se ditën e zgjedhjeve nuk vidhen zgjedhjet, siç pretendon Partia Demokratike.

“Nuk vidhen zgjedhjet ditën e zgjedhjeve, para hajde dhe të flasim, sepse ka ndikime. A ndikojnë këto situata për ndryshim rezultati, për mua ndikojnë në një përqindje të vogël, por jo në rezultat”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat