Nis Akademia Politike e PS-së, programi përfshin trajnimin e deputetëve socialistë që fituan mandatin në zgjedhjet e 11 Majit

Shqipëria

Nis Akademia Politike e PS-së, programi përfshin trajnimin e deputetëve socialistë që fituan mandatin në zgjedhjet e 11 Majit

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Nga sot (20 qershor) deri më 20 korrik në selinë e Partisë Socialiste do të mbahet akademia politike, ku do të trajnohen deputetët e rinj të PS-së, të cilët fituan mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Sipas gazetarit, Ergys Gjençaj ky është edicioni i tretë i akademisë politike të PS-së. Ndryshe nga dy herët e para kjo akademi politike, do të fokusohet në trajnimin e deputetëve të rinj.

Akademia politike do të ndahet në pesë module të veçanta.

Sot nis moduli i parë, i cili ka të bëjë me rolin e deputetit dhe etika e përfaqësimit, ku lektorë do të jenë Fatmir Xhafaj, Erjon Braçe dhe Niko Peleshi.

Pas një jave do të zhvillohet moduli i dytë, i cili ka të bëjë me funksionimin e Parlamenti, ku lektorë janë Etilda Gjonaj, Toni Gogu dhe Klotilda Bushka.

Moduli i tretë është quajtur “Marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare”, ku lektorë do të jenë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, Adea Pirdeni dhe Olta Xhaçka.

Moduli i katër është kanalizuar në “Komunikimin politik” me lektor Taulant Ballën, Eduard Shalsin dhe Endri Fugën.

I fundit, pra moduli i pestë “PS dhe vizioni 2030”, do të ketë lektorë Milva Ekonomin, Blendi Çuçin dhe Evis Kushi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat