Zjarri djeg dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte në Karbunarë, flakët përfshijnë edhe magazinat e fermerëve

Shqipëria

Zjarri djeg dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte në Karbunarë, flakët përfshijnë edhe magazinat e fermerëve

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një zjarr i rënë pasditen e sotme në periferi të Karbunarës ka djegur dhjetëra dynymë plantacione me agrume dhe ullishte.

Në zonën përgjatë aksit rrugor nacional Lushnje-Berat në dalje të Karbunarës, zjarri i rënë ka djegur edhe disa magazina të vogla të familjeve fermere të zonës.

Zjarri është duke u vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, por ka edhe vatra të vogla të cilat i favorizon era e fortë.

Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur mospërhapjen drejt serave të shumta dhe vreshtave.

Për shkak të situatës së vështirë dy zjarrfikëse të Lushnjes janë ende në zonë për të shuar edhe vatrat e fundit të zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat