Kreu i Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se partia që ai drejton, mbështet në çdo rast qasjen e SHBA-së në lidhje me Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
“Në lidhje me SPAK, ne si subjekt politik, pasi nuk flas si Adriatik, do të mbështesim në çdo rast qasjen e SHBA-së në lidhje me strukturën e posaçme”, tha ai në emisionin “Kjo Javë” në News24.
Lapaj tha se vetë ai ka qenë fuqimisht në krah të tyre, ndërsa shtoi se: “më vjen keq që numrat që ka marrë Rama e bëjnë shumë të dobët përballë pushtetit”.
“E patë ju si nisi shkolla e politikës te PS. Në gjithë botën bëhet shkolla pastaj bëhen deputetë, kurse te ne bëhen deputetë pastaj bëjnë shkollë. Kjo si për të thënë se si do të jetë vjeshta politike, parlamenti i ri.
Ndërsa në lidhje me SPAK, ne si subjekt politik, pasi nuk flas si Adriatik, do të mbështesim në çdo rast qasjen e SHBA-së në lidhje me strukturën e posaçme. Unë kam qenë fuqimisht në krah të tyre dhe më vjen keq që numrat që ka marrë Rama e bëjnë shumë të dobët përballë pushtetit”, u shpreh Lapaj.