Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me lirimin nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski.
Në një postimi në platformën “X”, Spiropali uron që lirimi i tij të shënojë një hap shprese për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorus.
“Siarhei Tsikhanouski, është tani i lirë pas viteve të burgosjes së padrejtë.
E lumtur për mikeshën tonë të dashur Sviatlana Tsikhanouskaya dhe familjen e saj”, ka shkruar Spiropali, duke iu referuar bashkëshortes së Siarhei Tsikhanouskit, e cila mori drejtimin e partisë pas arrestimit të të shoqit.