Muzikë pas mesnate në Radhimë, pronari i lokalit gjobitet me 4 mln lekë, procedohet për prishje të qetësisë publike

Shqipëria

Muzikë pas mesnate në Radhimë, pronari i lokalit gjobitet me 4 mln lekë, procedohet për prishje të qetësisë publike

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Shtetasi me iniciale B.B., pronari i një lokali në Radhimë, është gjobitur me 4 milionë lekë pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë pas orarit të lejuar.

Ai gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi po vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, duke respektuar kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar.

Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum në zonën e Radhimës, u konstatua një lokal që kishte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh.

Në vijim të procedurave, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.

Policia e Vlorës apelon ndaj të gjithë administratorëve të respektojnë kufijtë e zhurmës dhe orarin e muzikës për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e pushuesve dhe banorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat