Vijon prej më shumë se 30 orësh zjarri në Pilur të Himarës! Zjarrfikëset në luftë me kohën

Shqipëria

Vijon prej më shumë se 30 orësh zjarri në Pilur të Himarës! Zjarrfikëset në luftë me kohën

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Prej më shumë se 30 orë vatrat e zjarrit në zonën e fshatit Pilur të Bashkisë së Himarës vijojnë të jenë aktive.

Edhe pse për shuarjen dhe izolimin e flakëve është punuar si nga toka ashtu dhe nga ajri zjarri është aktiv ende, duke djegur shkurre dhe pemë që ka kodrat e këtij fshati.

Ndërkohë deri në mesditën e djeshme helikopteri ka vijuar të hedhë ujë për të shuar flakët, por zjarri i ndihmuar dhe nga era është aktiv.

Zjarrfikëset dhe punonjësit e bashkisë së Himarës kanë mbajtur në kontroll zjarrin që mos të përparoj drejt zonave të banuara, ndërkohë që në orët e para të ditës së sotme drejtimi i flakëve po përparon drejt zonës së Porto Palermos.

Forcat e armatosura kanë mbërritur në ndihmë të zjarrfikëseve të Himarës, ndërkohë që pritet që dhe sot helikopteri të hedhë ujë për shuarjen e flakëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat