“Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua”/ Teliti: PD nuk ishte pjesë e kasaphanës elektorale

Shqipëria

“Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua”/ Teliti: PD nuk ishte pjesë e kasaphanës elektorale

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 16:07
Dorian Teliti

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti komentoi sot lidhur më zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në një intervistë televizive, Teliti u shpreh se vullneti i shqiptarëve në zgjedhje u tjetërsua në çdo lloj forme.

Teliti theksoi se Partia Demokratike nuk ishte pjesë e asaj që e cilësoi si kasaphanë elektorale.

“Ne nuk kemi përdoruar as dhunën as policinë por ishte mazhoranca. Ne nuk ishim pjesë e kasaphanes elektorale. Partia Demokratike telefononte policinë në 11 maj , por nuk vinte. Ne e dimë shumë mirë se sa rëndësi ka faktorët ndërkombëtarë në politikën shqiptare. Detyra jonë është të bëjmë transparencë tek ndërkombëtarët. Manipulimet në vendin e botës qeverie do kishte rënë. Unë mendoj se raporti i OSBE-ODIHR të bazohet në prova dhe në fakte konkrete. Në rastin e diasporës ne nuk kemi një shifër reale të qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua në çdo lloj forme.  Pritshmëria jonë, hedhja poshtë e zgjedhjeve nga ODIHR.  Rezultati i jep shumë zë masakrës elektorale”,-tha Teliti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat