Rama takon Rutten në Hagë: NATO do të angazhohet në terminalin ushtarak të Portit të Durrësit

Shqipëria

Rama takon Rutten në Hagë: NATO do të angazhohet në terminalin ushtarak të Portit të Durrësit

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 12:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë Samitit të NATO-s në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se diskutimi me Rutte u fokusua në angazhimet strategjike të Samitit, situatën në Ballkanin Perëndimor si dhe investimin e madh për Portin e Ri të Durrësit.

Sipas Ramës, NATO do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë projekt përmes angazhimit në terminalin ushtarak të portit.

Gjithashtu, dy liderët biseduan për përgatitjet që kanë nisur për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027 – një ngjarje historike për Shqipërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat