Rinumërohen 983 kuti në Tiranë, nuk ka ndryshim në renditjen e kandidatëve

Shqipëria

Rinumërohen 983 kuti në Tiranë, nuk ka ndryshim në renditjen e kandidatëve

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po vijon me intensitet prej 8 ditësh tashmë, në pallatin e sportit “Farie Hoti”.

Deri më tani, janë rihapur 983 kuti dhe sipas rezultateve nuk janë prodhuar ndryshime qoftë në mandate apo në renditjen e kandidatëve të listës së hapur. Pasi të përfundoi numërimi i qarkut të Tiranës, do të vijohet me numërimin e qarkut Fier dhe në fund do të numërohet pjesërisht edhe qarku Durrës.

Nga ana tjetër, edhe anëtari i KAS, Ledio Braho gjatë procesit ka thënë se numri i votave të vlerësuara gabim në numërimin e parë ka qenë i ulët dhe futet te marzhi i gabimit njerëzor.

Ai është shprehur më tej se ky proces i rinumërimit të votave në Tiranë ka shërbyer për të pasur një transparencë më të plotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat