Moti i keq ‘turbullon’ jugun e vendit! Çifti nga Tirana rrezikon mbytjen, autoritetet thirrje turistëve

Shqipëria

Moti i keq ‘turbullon’ jugun e vendit! Çifti nga Tirana rrezikon mbytjen, autoritetet thirrje turistëve

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 17:47
Ilustrim

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë jugun e vendit kryesisht me erë të fortë ka krijuar dhe rrezik mbytje në det.

Policia kufitare e qarkut te Vlorës, por dhe Himarës ka kërkuar sensibilizim për të gjithë turistët mos të dalin në det me mjete lundruese kryesisht të vogla pasi rrezikohen, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Mesditën e sotme ka pasur shumë raste që kanë kërkuar ndihmë turistë të ndryshëm që kishin dalë në det me mjete lundruese, ku çifti nga Tirana kërkuan ndihmë pasi dallgët e larta por dhe era e fortë i kishte spostuar larg bregut gati 3-4 km larg dhe rrezikon mbytjen.

Policia kufitare u ka shkuar në ndihmë çiftit duke i rimorkiuar dhe nxjerre në breg shëndoshë e mirë, por për shkak të detit me dallgë dhe erës së forte punonjësit e policisë kufitare në Himare kanë rrezikuar edhe ata jetën. Ndërkohë që ka pasur dhe raste të tjera që kanë kërkuar ndihmë përgjatë vijës bregdetare të Himarës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat