Në errësirë totale për 30 minuta, rikthehet energjia elektrike në Kukës

Shqipëria

Në errësirë totale për 30 minuta, rikthehet energjia elektrike në Kukës

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 00:20
Ilustrim

Një defekt në nënstacionin “Rexhepaj” la qytetin e Kukësit pa energji elektrike për rreth 30 minuta.

Dalja jashtë funksionit e fidrit që furnizon lagjet e qytetit shkaktoi ndërprerje të energjisë në të gjithë zonën.

Ekipet e punës punuan për riparimin e defektit.

Bizneset dhe lokalet u detyruan të ndezin gjeneratorët për të vijuar punën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat