Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Vijon ndërhyrja intensive për shuarjen e flakëve, ndihmë edhe nga ajri!

Shqipëria

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Vijon ndërhyrja intensive për shuarjen e flakëve, ndihmë edhe nga ajri!

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Prej më shumë se 72 orësh, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se vijon puna intensive për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Elbasan. Situata mbetet dinamike dhe monitorohet nga afër nga strukturat e emergjencave vendore dhe qendrore.

Në terren janë angazhuar mbi 100 forca nga Bashkia Elbasan, bashkitë fqinje dhe Forcat e Armatosura, duke përdorur 10 mjete zjarrfikëse dhe 20 mjete të specializuara.

Mjetet e rënda vetshkarkuese dhe forcat xheniere po punojnë për mbulimin e vatrës, ndërsa pompat thithëse me kapacitet të lartë lehtësojnë hedhjen e ujit direkt në zjarr.

Operacioni po mbështetet gjithashtu nga ndërhyrja ajrore, ndërsa ekipi i ekspertëve të Forcave të Armatosura kryen matje të vazhdueshme të nivelit të ndotjes dhe rrezikshmërisë mjedisore.

Autoritetet vendore dhe qendrore theksojnë angazhimin e tyre për sigurinë e komunitetit dhe për minimizimin e ndikimit negativ në mjedis. Publiku do të informohet rregullisht mbi zhvillimet e situatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat