Shpërthen analisti: Shqiptarët, kampionë për numrin e të dënuarve për…

Shqipëria

Shpërthen analisti: Shqiptarët, kampionë për numrin e të dënuarve për…

Më: 4 korrik 2025 Në ora: 00:42
Analisti Fatos Lubonja

I ftuar në një emision televiziv Lubonja u shpreh kritik i ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie në lidhje me gjendjen alarmante të kriminalitetit.

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar debatin e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, për çështjen e emigracionit dhe krimit shqiptar në Britani.

Gjithashtu Lubonja theksoi se kriminelët shqiptarë, pasi përfitojnë nga aktivitetet kriminale jashtë vendit, rikthehen për të investuar paratë në Shqipëri.

Fatos Lubonja: Shqipëria është kthyer në një inkubator të krimit,” deklaroi Lubonja, duke iu referuar të dhënave të organizatës Inside Crime, e cila ka analizuar periudhën 2018-2020. “Në Evropë, shqiptarët janë kampionë për numrin e të dënuarve për trafik kokaine. Pas tyre vijnë brazilianët, më pas kolumbianët. Shqipëria me 2-3 milionë banorë prodhon më shumë kriminelë se Brazili me mbi 200 milionë.

Vijnë, pastrojnë paratë këtu, zaptojnë territorin, shkatërrojnë qytetin. Ndërkohë, kryeministri nuk jep llogari për këtë realitet, por bën spektakël televiziv me Farage për të shmangur thelbin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat