Arrestohen dy vëllezër për kultivim kanabisi, policia asgjëson bimët narkotike

Shqipëria

Arrestohen dy vëllezër për kultivim kanabisi, policia asgjëson bimët narkotike

Më: 4 korrik 2025 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia në Roskovec, pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike.

Operacioni u zhvillua në kuadër të planit kombëtar “Koordinata”, i fokusuar në parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit janë shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, të dy banues në Roskovec. Ata u kapën në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec asgjësuan bimët narkotike nëpërmjet djegies. Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme ligjore ndaj dy të arrestuarve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat