Vazhdon operacioni policor për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri, lirohet një tjetër hapësirë në Sarandë

Shqipëria

Vazhdon operacioni policor për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri, lirohet një tjetër hapësirë në Sarandë

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Ka vazhduar edhe sot (e hënë) operacioni policor i koduar “Plazhi i lirë”, për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të zhvilluara nga subjektet private, në Shqipëri.

Një tjetër hapësirë publike në Sarandë, është liruar në Sarandë.

Me këtë rast, është proceduar penalisht penalisht administratorja e subjektit që kishte zënë këtë hapësirë duke vendosur çadra dhe shezlongë, pa leje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bregdet, në një stacion plazhi në Sarandë, konstatuan se administratorja e këtij subjekti, shtetasja A. M., 63 vjeçe, kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke publike, në të cilën kishte vendosur 44 shezlongë dhe 22 çadra plazhi, pa qenë e pajisur me leje nga autoritetet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetases A. M., për veprën penale “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

Shërbimet e Policisë në Shqipëri do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat