Begaj pret ambasadoren e re të Australisë, pranon Letrat Kredenciale

Shqipëria

Begaj pret ambasadoren e re të Australisë, pranon Letrat Kredenciale

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 14:36
Foto nga takimi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot Ambasadoren e re të Australisë, jorezidente në Shqipëri, Julianne Cowley, të cilës i pranoi Letrat Kredenciale.

Gjatë bisedës, Presidenti Begaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për të zgjeruar më tej bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh, duke ruajtur dhe forcuar dialogun politik.

Teksa vlerësoi ngritjen e Grupit Parlamentar të Miqësisë Australi-Shqipëri dhe lidhjet me komunitetin shqiptar në Australi, Presidenti Begaj u shpreh për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit duke përfshirë dhe fusha të tjera.

Kreu i Shtetit shprehu vullnet për bashkëpunim në fushën ekonomike, duke theksuar se hapja e ambasadës australiane në Tiranë do të ndihmonte shumë në këtë drejtim.
Presidenti Begaj i përcolli Ambasadores Cowley urimet për rikonfirmimin e Kryeministrit Anthony Albanese në mandatin e dytë qeverisës në Australi, bashkë me ftesën drejtuar atij për të vizituar Shqipërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat