Renis Dobra është 23-vjeçari që u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit. I riu i cili u denoncua i zhdukur nga babai i tij, dyshohet se është rrëmbyer në qytetin e Burrelit dhe më pas është vrarë.
Sipas gazetarit Enver Doçi, prokurori i Dibrës dhe ekspertë nga Tirana kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa policia ka rrethuar zonën prej momentit të gjetjes së trupit të pajetë.
Ka qenë një banor i zonës që gjeti 23-vjeçarin pranë liqenit të Shkopetit ndërsa ka njoftuar policinë.
Uniformat blu në njoftimin për mediat nuk kanë përcaktuar shkakun e vdekjes së Renis Dobrës./panorama