E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Shqipëria

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes së një pune për hapjen e një pusi uji.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, rreth orës 10:30, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, është aksidentuar teksa punonte me një sondë shpimi.

Duke pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat