Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Shqipëria

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 20:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Burgjeve po zhvillon në këtë moment kontrolle të imtësishme në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë. Kontrolle blic u zhvilluan gjatë ditës së sotme  në të gjitha burgjet  e vendit.

Sië raporton për BW, gazetarja e News24 Klodiana Lala, kontrollet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë kqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve.

Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar Altin Agon në krye të burgut të Peqinit, ndërkohë Qazim Hoxha është emëruar drejtor i IEVP Elbasan.

Këto kontrolle po kryhen, pas skandalit në burgun e Drenovës ku pas një kontrolli të brendshëm u zbuluan shkelje të rënda të rregullave dhe bashkëpunim të mundshëm me të dënuarit.

Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Laert Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi, qëndronin në një sektor të vetëm dhe në dhoma ngjitur me njëri-tjetrin — gjë që bie ndesh me rregullat e sigurisë së lartë.

Gjatë një kontrolli në qelitë e tyre u sekuestruan 4 telefona celularë (iPhone dhe Samsung), Karikues dhe kufje me bluetooth.

Dyshohet se në burg futeshin edhe femra për shërbime personale të Haxhiut, çka përbën një tjetër shkelje të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat