Lirimi i trotuareve në Tiranë, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit

Shqipëria

Lirimi i trotuareve në Tiranë, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 22:06
Lirimi i hapësirave

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe lirimin e trotuareve.

Në postimin e tij, shfaqen disa banorë që po çmontojnë vetë pjesën e mbuluar me tendë dhe xhama të biznesit të tyre, ndërkohë që kishte një mesazh për ta.

“Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare.

Respekte për çmontimin”, shkruan Rama në postimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat