Pezullohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në anën maqedonase të kufirit, shkak flakët e zjarrit pranë doganës së Goricës

Shqipëria

Pezullohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në anën maqedonase të kufirit, shkak flakët e zjarrit pranë doganës së Goricës

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Kalimi i mjeteve në pikën doganore të Goricës, në zonën e Pustecit, u pezulluaa përkohësisht si pasojë e një vatre zjarri në anën maqedonase të kufirit. Flakët kanë përfshirë të dy anët e rrugës, duke krijuar rrezik për automjetet që kalojnë në këtë segment.

Në bashkëpunim të ngushtë, autoritetet doganore shqiptare dhe ato maqedonase vendosën të bllokojnë qarkullimin deri në një moment të dytë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Zjarri ndodhet pranë kufirit me territorin shqiptar, ndërsa forcat zjarrfikëse nga Maqedonia e Veriut po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Pas komunikimeve të palës shqiptare me atë maqedonase, njoftohet se ndalimi i qarkullimit do të jetë vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona), ndërsa mjetet e tjera mund të vazhdojnë qarkullimin në këtë pikë kufitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat