Flakët kërcënojnë banesat në Borsh, Piqeras dhe Sasaj/ Rinis aksioni nga ajri, evakuuohen banorët

Shqipëria

Flakët kërcënojnë banesat në Borsh, Piqeras dhe Sasaj/ Rinis aksioni nga ajri, evakuuohen banorët

Më: 27 korrik 2025 Në ora: 08:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarret masive po kërcënojnë banesat në Borsh, Piqeras dhe Sasaj.

Në #Borsh, #Piqeras dhe #Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore🚁 për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit.

👮‍♂️🚑 Teksa zjarrëfikësit dhe Forcat e Armatosura të stacionuara në Borsh gjatë natës siguruan perimetra sigurie përreth banesave, Policia e shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorë dhe pushues të evakuohen nga zonat më të rrezikuara, duke shoqëruar drejt sigurisë 40 prej tyre.

⏱️ Zjarrfikësit e Himarës dhe Forcat e Armatosura vijojnë operacionin në terren duke bashkërenduar me ekuipazhet e helikopterëve për të eliminuar çdo rrezik

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat