“E doja, por nuk e durova më dhunën e saj”, ka deklaruar për hetuesit 31-vjeçari Ilirjan Selmani, i cili akuzohet se masakroi me thikë të dashurën 21 vite më të madhe, Kozeta Teço.
Autori i dyshuar ka rrëfyer se kohët e fundit marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar, pasi viktima 52-vjeçare, sipas tij, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj tij.
“E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo shpesh dehej dhe më godiste, por e duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më”, ka deklaruar i riu gjatë rrëfimit në polici.
Nga hetimet ka rezultuar se 31-vjeçari dhe viktima ishin në një lidhje intime prej 3 vitesh. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.
Por, pas kqyrjes së jashtme të trupit të pajetë të Kozeta Teços u konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me thikë.
Nga pamjet filmike të zonës është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, 31-vjeçarit Ilirjan Selmani, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh.
Ai dyshohet se ka vrarë me thikë 52 vjeçaren dhe i ka vënë zjarrin banesës së saj për të fshirë gjurmët e krimit. Më pas është larguar nga banesa e viktimës rreth orës 05:00.
I riu është vendosur në pranga për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
“Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat sic bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.
Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmurë nga zemra. Policia të nxjerre të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media”, deklaroi ajo.
******
Dëshmia e nënës:
Sanie Selmani, jashtë kamerave është shprehur, se mëngjesin e krimit (28 Korrik) djali i saj ishte kthyer nga Korça dhe shkoi në derën e viktimës për të hedhur mbeturinat e partneres në kosh.
Sipas nënës së 31-vjeçarit këtë procedurë ai e bënte gjithmonë, pasi sipas saj, Kozeta Teço nuk mund të lëvizte.
Ajo u shpreh se nuk ishin dakord për lidhjen që Ilirjan Selmani kishte krijuar me viktimën, por theksoi se nuk i kishte kërkuar të ndaheshin.
“Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat siç bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.
Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmurë nga zemra. Policia të nxjerre të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media”, deklaroi ajo.
******
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec.
Vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari.
Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.
Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë).
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.
Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.