Qëlloi me pistoletë shokun në lokal, zbardhen emrat e personave të përfshirë në konflikt!

Shqipëria

Qëlloi me pistoletë shokun në lokal, zbardhen emrat e personave të përfshirë në konflikt!

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me plagosjen me armë zjarri në fshatin turistik të Borshit.

Mësohet se është identifikuar dhe shoqëruar në polici shtetasi Hekuran Çelaj, i dyshuari për plagosjen me armë zjarri.

I plagosuri është Erald Shullazi. Plagosja ndodhi, pas një sherri mes shokëve në një lokal në zonë.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje (31 korrik) dhe sipas informacioneve nga burimet e policisë është plagosur një i ri të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në pjesën e dorës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku dy shokë po konsumonin alkool, më pas kanë debatuar të ulur në tavolina dhe një prej tyre ka nxjerr armën dhe e ka goditur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat