Lapaj kërkon me çdo kusht mandatin, ja kur do të vendosë Kolegji Zgjedhor

Shqipëria

Lapaj kërkon me çdo kusht mandatin, ja kur do të vendosë Kolegji Zgjedhor

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 17:25
Adriatik Lapaj

Në datën 13 gusht ora 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e “Nisma-Shqipëria Bëhet” për ndarjen e mandatit në Tiranë.

Kryekomisioneri Celibashi ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, ndërsa KAS e kaloi tel Ana Dajko.

Tashmë do të jetë Kolegji që do të përcaktojë se cili do të jetë deputeti i këtij koalicioni.

Shqipëria Bëhet kërkon të jetë Lapaj përfaqësuesi i tyre në parlament.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat