Rikthehet i nxehti afrikan, nga nesër temperaturat shkojnë deri në 40°C

Shqipëria

Rikthehet i nxehti afrikan, nga nesër temperaturat shkojnë deri në 40°C

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 18:10
Ilustrim

Nga nesër në vendin tonë rikthehet i nxehti afrikan dhe temperaturat të cilat kapin vlerën 40 gradë celsius.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37 gradë celcius, ato minimale në 14 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje, veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.

Sipas sinoptikanëve, muaji gusht po shënon temperatura 6 gradë mbi normalen, duke bërë që vendi të jetë i përfshirë nga ditë të tëra të nxehti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat