U shpëtua nga polici hero pak ditë më parë, ndërron jetë 15-vjeçari i aksidentuar te “Qafa e Koshovicës”

Shqipëria

U shpëtua nga polici hero pak ditë më parë, ndërron jetë 15-vjeçari i aksidentuar te “Qafa e Koshovicës”

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 19:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njoftohet se diten e sotme, 15-vjeçari që u aksidentua në aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

I mituri u shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes heroike të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord.

Automjeti kishte humbur kontrollin dhe ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda.

Gjendja u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat