Disa biseda të transkriptuara nga aplikacioni SKY ECC kanë zbardhur komunikime të zhvilluara mes anëtarët e grupit të Çopjave, të njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.
Krerët e organizatës kriminale, Ervis Çela e Franc Çopja, bazuar në këto biseda, shprehin “problemin” që kishin këta dy emra të njohur të organizatës, se nuk kishin ku t'i çonin shumat e mëdha të parave dhe se mendonin t'i groposnin ose t'i kthenin në flori.
Pjesë nga biseda:
Ervis Çela: Kam 200 ullinj në mal duhet fut naj qyp atyre. Se ullinjtë rrojnë shumë.
Franc Çopja: Aahaha...kthej flori. Mos fut lek në tokë. Më dëgjo mu...
Ervis Çela: S’ka flori...Duhet me grabit naj bank..Duhet me porosit nga Afrika...
Franc Çopja: E di që ska..Do flas un ktu me njanin mos na i sajo ky...Po mblidhi avash avash...Por mos fut lek n tok... Se t prishen.
Ervis Çela: E di që prishen lekët.
Ervis Çela: Hë sa fute?
Albin Çela: 4 cop...6 milion..I futa atje ke magazinat. Do i hedh beton përsipër...Po kam frikë knej për baçe se marrin lagështi...Mos u mërzit se i rregulloj unë...Do blej 500 kile flori...Nuk mahen lekët në gropë gjithë jetën.
Ervis Çela: I bone 60 milionë?
Albin Çela: Jo nuk i kam bo.
Ervis Çela: Ok se do i bosh...Të rregullosh kalamojt’....
Ervis Çela: Marove tu bo gropa?
Ardjan Çela: Tani po mbaroj duke i përgatit..filloj dhe shiu tani...
Ervis Çela: Do ja kalosh lales?
Ardjan Çela: Po të mbaroj fuçin dhe të shkoj ti mbyll...Ahahaha...
Ervis Çela: Ahahaha...i bone 10?
Ardjan Çela: Lala ka më shumë...Po
Ervis Çela: Të nis dhe 4/5M ktë javë që vjen...Ahahaha...
Ardjan Çela: Flasim më vonë...
Ervis Çela: “Nuk dijm ku me çu lekët”.
Ervis Çela: Flori shok...Do t' jap un kontakt..Do t'i kthej të gjitha Shqipri.
Franc Çopja: 20/30 kile çdo dit..Bani 1000 kile flori...
Ervis Çela: Po merr nja 200/300 kile për mu.
Franc Çopja: Ësht me 55 tani..Unë vet kam arrit ke 100 kile deri tani..