Tetë persona të lënduar nga zjarret, banorët: Humbëm gjithçka, shteti të na dëmshpërblejë

Shqipëria

Tetë persona të lënduar nga zjarret, banorët: Humbëm gjithçka, shteti të na dëmshpërblejë

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 19:57
Banorët

Zjarret në Gramsh shkaktuan plagosjen e tetë personave te cilet përfunduan në spital. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka patur komplikacione të rënda, por vetëm probleme respiratore.

Deri tani vetëm dy prej tyre vijonë të qëndrojë në spitalin rajonal të Gramshit, ndërsa të tjerët i kanë lënë ambientet e tij.

Banorët rrëfejnë momentin kur flakët përpinë shtëpitë e fshatit.

“Vjehërri im ishte ai që vdiq. Nuk arrita dot ta shpëtoja. mbaroi çdo gjë. Janë djegur bagëtitë, shtëpitë. Ca fshatra janë djegur fare.

Për dy minuta merrr tërë Shqipëria. Ne po shikonim flakët te mali, vetëm kur na erdhi në shtëpi. Ca pemë i preva unë, mos të vinte zjarri. S’kisha takat më pastaj.

Erdhi zjarri deri te shtëpia. S’e lashë unë. Kisha tre barkushe me ujë, 90 kv ujë i kisha te shtëpia”, shprehen të lënduarit nga spitali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat