Kultivonte kanabis në oborr të banesës, arrestohet 38-vjeçari në Kurbin

Shqipëria

Kultivonte kanabis në oborr të banesës, arrestohet 38-vjeçari në Kurbin

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar nga Kurbini është arrestuar pasi ishte kultivuar 116 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Laç.

Anton Biba u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat