Stuhia rrëzon disa pemë ne aksin Fier-Cakran, bllokohet qarkullimi për disa minuta

Shqipëria

Stuhia rrëzon disa pemë ne aksin Fier-Cakran, bllokohet qarkullimi për disa minuta

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Si pasojë e stuhisë që përfshiu mesditën e sotme edhe zonën e Fierit, disa pemë janë rrëzuar në aksin Fier–Cakran, veçanërisht në vendin e njohur si “Qafa e Shkozës”.

Pemët e rrëzuara, të cilat ishin të djegura nga zjarret e viteve të kaluar, ranë mbi rrugë duke bllokuar për disa minuta qarkullimin.

Po ashtu, kanë vështirësuar kalimin e automjeteve.

Strukturat përkatëse ndodhen në terren për të mundësuar pastrimin dhe lirimin e plotë të këtij aksi të frekuentuar në çdo orë të ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat