​Kapet në Peqin 52-vjeçari i dënuar në Itali

Shqipëria

​Kapet në Peqin 52-vjeçari i dënuar në Itali

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 15:42
Luan Gripshi

Policia e Shtetit ka arrestuar Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52-vjeç, banues në Peqin, i dënuar në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Arrestimi ka ndodhur në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas arrestimit, Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, do të ekstradohet në Itali, raporton KosovaPress.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 3 prill 2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat